- Agonia (Esat Fejza) – Nje dialog te bukur dhe te pasforcuar, qe misherohet ne menyre profesionale me rrethanat filmike te skenarit, nje ngjarje mbreselenese e shkruar me mjeshtri dhe qe rrjedh natyrshem. Nje drame mes nje qifti ne ndarje e siper, por qe presin femijen e tyre te pare…
- Burri (Ben Apolloni) – Nje teme shume e zakonshme sidomos nder ne Shqiptaret, por e shkruar perplot imagjinate dhe situata tendosese. Nje rrefim per nje “burre”, qe kerkon te kete djale pas shume vajzash, dhe deshira per te lindur djal e qon ate pertej…
- Rrota (Fisnik Muji dhe Dituri Neziraj) – Nje komedi e lehte, per ndreqesin e lavatriqeve dhe simpatine e dashurine qe zhvillojne amviset e vetmuara per te, e shkruar me nje ndjenje te sterholluar humori dhe me nje qasje ironike te momentit kur te gjithe dorezohemi para dashurise se vertete.
- Kulmi (Agron Gerguri) – Nje rrefim per luften e fundit dhe per deshiren dhe nevojen per te ruajtur te veten dhe per te mbijetuar. Nje njeri dhe vetmia, nje njeri dhe frika, nje njeri dhe mbijetesa, nje njeri qe behet musafir ne kulmin e shtepise se vet dhe perpelitjet e tij mes jetes dhe vdekjes.
- Faji i pafaj (Sarande B. Rugova) – Nje rrefim per nje nene e cila merr nje vendim tragjik per jeten e saje dhe jeten e femiut te saje, me te vetmin qellim qe te ruaj ate qe ajo e çmon shume por edhe rrethi ne te cilin jeton. Nje ngjarje qe e bren perbrenda me vite te tera. Kur do te vie momenti i se vertetes?...
- Porosia (Shqipe Kadriu) – Te gjitheve na ndodhe qe nje dite te na shkoj ters, pa e ditur perse dhe pikerisht ate dite na duhet ndihma nga larte, sepse kemi nje takim shume te rendeshsem me fatin, por jeta vendose te na nderroj drejtimin. Peripetite e nje te pafati ne diten kur fati me se shumti i duhet…
- Rrobaqepsja (Arlinda Morina) – Nje udhetim neper etapa, nje udhetim me ngjyra dhe me fustan qe trokasin ne shqisat tona te shikimit. Bota femrore permes syve te nje femre, deshira per te qene e lire dhe e barabarte, e shprehur ne menyre shume artistike. Jeta eshte nje rrobaqepsi, ku qene fatet tona…
- Ça me bo (Biroll Urcan) – Nje veshtrim komik mbi realitetin tone, mbi preokupimin tone per problemet politike te vendit. Nje vendim i dy te rinjeve qe e kane kohen “bajat”, per te formuar nje UÇB dhe qe nga nje shaka shenderrohet ne skandal nderkombetar…
- Lucky Number 1313 (Artan Korenica) – Secila lufte bart viktimat e veta, secili rrefim tragjik ka heroin dhe antiheroin e vet. Lufta jone la shume nena pa femije, shume burra pa gra, la shume dashuri ne gjysme. Nje rrefim i bukur per nje dashuri te parealizuar ne kohe lufte, kur per dashurine ska vend…
- Rosa (Lumturije Arifaj) – Udhetimi i nje letre dashurie, ne sekret te plote. Fjalet e shkruara ne nje leter, mund te sjellin lumturine hyjnore por mund te sjellin edhe lajmin per nje rrugetim te fundit. Cfare bart me vete ky lajmetar? Cila eshte porosia ne letren qe bartet dore me dore? Cfare do te jete vendimi…
Ishte kjo lista e skenareve fituese te festivalit, ndersa me poshte eshte lista e skenareve reserve te cilet i kane plotesuar kushtet te jene ne listen e skenareve fitues, por per nje nuance apo per shkak te numrit te kufizuar te skenareve qe mund te punohen brenda nje viti, nuk jane future ne listen finale. Keto skenare po ashtu futen ne listen e skenareve fituese ne rast se ndonjeri prej skenareve fituese per nje apo arsye tjeter nuk mund te behet film.
- Mos Parko (Zana Radogoshi) – Nje skenar teper i bukur me nje mozaik ngjarjesh te cilat ne fund gershetohen ne nje ngjarje te vetme dhe kuptimplote. E shkruar me nje ndjesi te larte dhe me nje sharm te veçante…
- Dita e pare e lypsit (Ag Apolloni) – Nje shkrim mjeshteror, per nje vendim te rende jetesor. Nje personazh qe detyrohet te bej ate qe kurre nuk e ka enderruar, dita e pare eshte me e rende se vendimi per ta bere ate…
- Shadow (Blerdi Malushi dhe Fitore Rubovci) – Te zhdukurit, plaga qe na rendon te gjitheve, nevoja qe ata qe i kemi te zhdukur ti shohim perseri, madje edhe si skulptura…
- Ata (Emilio Leka) – Femijet tane nuk dijne per problemet e te medhenjeve, ata duhen, respektojne njeri tjetrin. Jane te medhenjet qe nuk pertojne te ngrehin gisht mbi njeri tjetrin duke mos menduar per jetrat qe shkaterrojne mbrapa…
- Armati (Naser Shatrolli) – Nje veper srtistike e nje artisti qe meton te tregon ferrin qe krijojne armet, behet goja e ujkut per vet autorin duke i marre me te afermin e zemres…
Festivali deshiron qe te falenderoj ne menyre te veçant autoret skenaret e te cileve nuk gjinden ne listat me larte dhe qe ishin shume shume afer per te qene ne listen perfundimtare: Burbuqe Berisha, More Raça, Aurita Agushi, Lulzim Rashiti, Valon Jakupaj, Afrim Muçaj, Bekim Guri, Fitim Shala, Albburon Mulliqi dhe Veton Osmani. |