Prapa\Filmat\Filmat e Edicionit të 3-të\Mentor Musa - Sandukani EN > 

SANDUKANI

Filmi flet për një djalosh të komunitetit rom. Ai punon në stacionin e autobusave si pastrues këpucësh. Çdo ditë, ai ballafaqohet me probleme të reja që duhet t’i zgjidh vet. Jeton në një autobus të prishur. Dashuron një vajzë rome, e cila po ashtu punon në stacion. Një natë vendos dhe e dërgon vajzën në autobus. Pasi që fillon t’ia shpreh dashurinë fillon të bie shi. Uji hyn brenda në autobus. Djaloshi del jashtë per t,i mbuluar vrimat, kur kthehet, e dashura e tij ka rënë për të fjetur.
Luajnë: Faton Kqiku, Edita Dula, Avni Shkodra, Valina Muçolli, Genta Brahushi, Milot Sadiku
Regjia dhe Skenari: Mentor N. Musa
Produced by: Mentor N. Musa
Drejtor fotografie: Bekim Korca
Muzika: Alban Hamza
Motnazha: Albin Xharra

Produksioni: Stamp production